Zv/ambasadori i OSBE-së në vizitë te Eco Guerilla

Sot në zyrat e lëvizjes Eco Guerilla në Tetovë është zhvilluar një takim me zv/ambasadorin e misionit të OSBE-së në Maqedoni, z. Jeff Goldstein.

Goldstein është interesuar të mësojë më shumë për pritshmëritë e lëvizjes Eco Guerilla në veçanti por edhe të shoqërisë civile në përgjithësi nga qeveria e re, sa i përket kujdesit ndaj mjedisit jetësor.  Ai është informuar me rezultatet e arritura nga Eco Guerilla, planet për të ardhmen si dhe pritshmëritë dhe gatishmërinë që t’i ndihmohet institucioneve në kapërcimin e krizës mjedisore dhe në krijimin e vlerave të reja në avansimin e mjedisit jetësor. Sfidat mjedisore në Rajonin e Pollogut kanë zënë vend të veçantë në këtë takim, ku z. Goldstein është informuar mbi moszgjidhjen e problemit të deponisë së egër, transportit publik, dhe një sërë problemesh tjera që i tangojnë qytetarët e Tetovës në përgjithësi.