WE DOUBT THAT JUGOHROM WILL PUT FILTERS

16.03.2015, Tetovë

KUMTESË

Lëvizja Eco Guerilla e mirëpret lajmin për vendosjen eventuale të filtrave nga ndotësi
më i madh, “Jugohrom”.

Për shkak të dyshimeve ose manipulimeve eventuale në implementimin e këtij
projekti, duke pasur parasysh që deri më tani “Jugohromi” dhe Ministria e
Ekologjisë kanë bërë shkelje flagrante të ligjit lidhur me detyrimet e tyre për të
informuar qytetarët dhe për t’i përfshirë në vendimmarrje për çështje që lidhen me
mbrojtjen e ambientit jetësor. Kërkojmë që në bazë të ligjit për ambient jetësor neni
51 dhe 52 për qasje në informacion të qytetarëve dhe për inetresin publik të njihemi
nga afër dhe drejtëpërsëdrejti me programin i cili duhet të implementohet për të
parandaluar helmimin e mëtutjeshëm të ajrit, tokës dhe ujit në Tetovë dhe rrethinë.
Në të kundërtën, kjo nga ne do të vlerësohet si spekulim i rradhës dhe blerje kohe
për të defokusuar opinionin publik dhe qytetarët nga problemi i ndotjes enorme të
Tetovës.

Poashtu, kërkojmë që në Tetovë përveç matjes së grimcave PM10 të bëhet edhe matja
e grimcave PM 2,5 (grimca të imta që vendosen në thellësi të mushkërive) njësoj si që
maten në Shkup dhe angazhim shumë më serioz nga Inspektorati i mjedisit për
matjen e ndotjes dhe vendosjen e filtrave.

Shpresojmë që pas kësaj të dy subjektet do t’i respektojnë detyrimet e tyre që dalin
nga ligji dhe konventat ndërkombëtare që të informojnë me transparencë për
aktivitetet rreth mbrojtjes së ambientit jetësor dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e
qytetarëve në vendimmarrje.

Me respekt,
Eco Guerilla