Pa Jugohromin, Tetova 50% më pak e ndotur!

Eco Guerilla ju informon se gjatë muajit Shkurt 2017 mesatarja e ndotjes së ajrit në Tetovë ka shënuar rënie të mëtejshme, krahasuar me Janarin e 2017, por dhe me Shkurtin e viteve të kaluara.

Më saktësisht, ndotja mesatare e ajrit në muajin Shkurt 2017 është 93.18. Tabelat që vijojnë e tregojnë se si ka qenë muaji Shkurt gjatë viteve të fundit, kur ka punuar Jugohromi dhe kur s’ka punuar.

Edhe njëherë ky informacion vërteton se Jugohrom është ndotësi më i madh i Pollogut, dhe se puna e këtij kombinati pa filtra është e dëmshme për shëndetin e qindra mijëra banorëve të rajonit.  Pa Jugohromin Tetova rezulton me 50% ulje të ndotjes.