‘Në Tetovë Qeveria subvencionon vdekjet!’

Duke dashur të alarmojë opinionin për ndotjen kancerogjene në Tetovë, Lëvizja EcoGuerilla ka vendosur disa billborde në hyrjet e Tetovës. “Mirë se erdhët në Tetovë, qytetin më të helmuar në Evropë” thuhet në mesazhin e vendosur në formë të sinjalizimit në komunikacion. Niveli i ndotjes në Tetovë, sipas matjeve zyrtare nga Ministria e Ekologjisë, gjatë tërë vitit 2014 ka lëvizë nga 5-18 herë më shumë se e lejuara. Kjo ka bërë që Banka Boterore dhe OBSH të rangojnë Tetovën në vendin e parë për ndotjen, para Sarajevës dhe Shkupit./Almakos