Eco Guerilla përshëndet vendimin e qeverisë për minierën Kazandoll

Vendimin e fundit të qeverisë për të prishur marrëveshjen me koncesionerin e minierës Kazandoll në rrethin e Valandovës, Dojranit dhe Bogdancit Eco Guerilla e vlerëson si vendim të drejtë, të guximshëm dhe mbi të gjitha të duhur.

Ndikimi negativ që minierat kanë në mjedisin jetësor duhet të merret parasysh para çdo aspekti ekonomik. Dëmet që shkaktohen nga minierat janë të pandreqshme dhe me pasoja shpeshherë katastrofike për gjithë rajonin ku shtrihen ato, me theks të veçantë për jetën e njerëzve dhe bujqësinë e atij rajoni.

E inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë me këtë qasje në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe që të mos tregojë fare tolerancë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve.

28 Mars 2018, Tetovë