Eco Guerilla nënshkruan marveshje për ambientin me partitë politike

Lëvizja Eco Guerilla, në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor 2016, kërkoi nga partitë politike që kanë kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 6, të deklarohen që deputetët e zgjedhur do të angazhohen që Qeveria e re pas këtyre zgjedhjeve, në afat prej 6 muajsh:

1. do të zgjidh problemin e deponisë në Tetovë dhe rajonin e Pollogut;
2. do të fillojnë procedurën për shëndrimin e Kazermës në Park të qytetit;
3. nuk do të lejojë rihapjen e Jugohromit deri në vendosjen e filtrave dhe do të gjejnë zgjidhje adekuate për puntorët.

Nga imazhet mund të shihni dokumentin e nënshkruar nga Partia Demokratike Shqiptare, Partia për prosperitet demokratik, Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” dhe Lëvizja Besa.

Ky dokument nuk u nënshkrua nga VMRO–DPMNE, Bashkimi Demokratik për Integrim, LSDM, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – Blloku i tretë dhe Koalicioni VMRO për Maqedoninë. Kërkojmë nga partitë të cilat akoma nuk e kanë nënshkruar thirrjen për mbështetjen e kërkesave të qytetarëve për një ambient më të pastër, ta bëjnë këtë vetëm dhe vetëm në interes të qytetarëve edhe atë në afat sa më të shpejtë, para skadimit të fushatës parazgjedhore!

15350700_1153702338053573_5479252320491068947_n

15284872_1153702341386906_7162662054678611679_n