Eco Guerilla: Angjushevi sa më larg vendimmarrjes për Jugohromin

Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Kërkojmë që zv.Kryeministri Angjushev të tërhiqet tërësisht nga çdo vendim-marrje për Jugohromin, pasi ekzistojnë dyshime për implikime të mundshme korruptive dhe konflikt interesi. Ajo që ish të punësuar tregojnë se ai më herët ka qenë edhe drejtor i përgjithshëm i Jugohromit për disa muaj, japin hapësirë edhe më të madhe dyshimi për opinionin. Ne kërkojmë fuqishëm që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur.

Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor. Habitemi pse Qeveria është e shqetësuar nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara.

Prandaj, pa një mbikqyrje te rreptë nga eskpertë të pavarur dhe sigurimin që prap si në të kaluarën nuk do të helmohen qytetarët dhe fëmijtë e Tetovës, ne nuk do të lejojmë rihapjen e këtij vrasësi famkeq.