DEMANT

Po informojmë publikun e gjerë që një lajm i plasuar në portalin Tetova Sot me titull “Mbyllet ‘Eco Guerilla’, distancohen themeluesit” është informacion i pasaktë.

Eco Guerilla vazhdon të funksionojë dhe do vazhdojë të funksionojë aq sa të ketë nevojë mbrojtja e mjedisit.
Themelues, anëtarë e udhëheqës të saj mund të vijnë e të largohen në çdo kohë, por kjo organizatë nuk i shërben një, dy apo tre individëve, por i shërben një koncepti, mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Për gjithë qytetarët, ndjekësit dhe aktivistët tanë të cilët mund të jenë shqetësuar nga këto gënjeshtra të plasuara në mediat qeveritare, më poshtë po plasojmë aktin e themelimit të organizatës Eco Guerilla ku do shihni emrat dhe mbiemrat e themeluesve të saj.

Eco Guerilla nuk mbyllet, përkundrazi sapo ka ndezur motorët në fuqi të plotë për të sjellë para çdo qytetari një pasqyrë të saktë se kush janë fajtorët e ndotjes, cili është roli i tyre dhe çfarë ata (nuk) kanë bërë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e gjithë neve.

Me respekt,
5 nga 6 nënshkruesit e aktit të themelimit të Eco Guerilla:
Arianit Xhaferi
Merita Maksuti
Ngadhnjim Mehmeti
Vesel Qazimi
Gëzim Qaili