Deklarata e kryeministrit Zaev për Jugohromin, propagandë parazgjedhore

Eco Guerilla e vlerëson si propagandë parazgjedhore deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se Jugohrom do të fillojë me kapacitet të plotë pune me vendosjen e filtrave në muajin mars.

Tetova u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë. Me mbylljen e Jugohromit u vërtetua bindshëm që qyteti i Tetovës dhe rrethina janë 60% më pak të ndotur. Klasa politike e cila toleroi helmimin masiv të tetovarëve me vite duhet të mbajë përgjegjësinë më të madhe në histori.


Siç është i njoftuar edhe vetë kryeministri, një kombinat aq i madh, për të punuar me kapacitet të plotë, vendosja e filtrave kërkon një afat minimum prej dy vitesh. Deklaratat se mund të fillojë me punë në muajin mars i cilësojmë si joserioze. Çdo improvizim kozmetik do të jetë i papranueshëm. Kërkojmë fuqishëm një inspektim të rreptë me përmbushjen e të gjitha standardeve ekologjike me zero tolerancë. Në të kundërtën reagimi qytetar do të jetë i ashpër. Kthim prapa nuk ka, shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha.

Tetovë, 6.10.2017