Ambasadori i Hollandës përgëzon Eco Guerillën

Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Maqedoni, Shkëlqesia e Tij z. Wouter Plomp sot realizoi një vizitë në zyrat e organizatës Eco Guerilla në Tetovë për të përgëzuar aktivistët e mjedisit për suksesin e arritur me rastin Jugohrom.

Z. Plomp poashtu shfaqi interesim për problemet tjera të shumta që qytetarët e Tetovës kanë në lidhje me ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe masat e aksionet që Eco Guerilla pritet të ndërmer në të ardhmen për të adresuar më seriozisht dhe këto çështje.

Në këtë takim u shqyrtuan dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Eco Guerilla dhe Institucioneve Hollandeze por dhe Sektorit Civil në Mbretërinë e Hollandës, në fushën e shkëmbimit të informacionit, ekspertizës, aktivizmit por dhe praktikave më të mira në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore.

Z. Plomp konfirmoi mbështetjen e Ambasadës Hollandeze për aktivitetet dhe misionin e Eco Guerilla.