Ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare do të informohen për rrënimin e shtetit të së drejtës dhe pandëshkueshmërisë

Lëvizja Eco Guerilla dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet që i janë bërë dje në Ohër z. Iljaz Iljazit nga një këshilltar i Komunës së Ohrit nga rradhët e BDI-së.

Duke vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë z. Iljaz Iljazi si këshilltar i jonë i jashtëm dhe si ekspert për problemet e ndotjes së ambientit, shprehim shqetësimet serioze se shteti i së drejtës në vendin tonë është shumë larg pritshmërive të qytetarëve. Kultura e mosndëshkimit për vepra penale nga funksionarët politik është e patolerueshme.

Kërkojmë nga Prokuroria e përgjithshme dhe Ministria e punëve të brendshme urgjentisht të reagojnë dhe të ndëshkojnë autorët pa marrë parasysh mbështetjen politike që mund ta kenë.

Këtë reagim do ta dërgojmë edhe në ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare për ti përkujtuar se një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave me BE-në janë reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe funksionimi i shtetit ligjor.

EcoGuerilla
30.07.2019, Tetovë